Maliqi: Kritika ndaj qeverisë duhet të ndërtohet mbi kritere të reja, ndarja në “patriotë e tradhëtarë” nuk është zgjidhje - NACIONALE

Maliqi: Kritika ndaj qeverisë duhet të ndërtohet mbi kritere të reja, ndarja në “patriotë e tradhëtarë” nuk është zgjidhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi beson se kritika e opozitës dhe mediave ndaj Qeverisë duhet të ndërtohet mbi standarde të reja.

Ai ka vlerësuar se akuzat ndaj Qeverisë për tradhti e shërbim ndaj Serbisë nuk e ndihmojnë opozitës të vije në pushtet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se moçali i ndarjes në “patriotë dhe tradhëtarë” është një helm të cilin e konsumojnë veç nja 25% të votuesve.

Pjesa tjetër e votuesve, sipas tij, duan të dëgjojnë diçka të re.

“Kritika e një pjese të opozitës dhe mediave ndaj qeverisë duhet të ndërtohet mbi kritere dhe standarde të tjera dhe të reja prej atyre që dominojnë sot. Nesër kjo qeveri shkon, por çka ndodh me standardin e diskursit tonë publik nëse akoma lëshohen pa hezitim akuza për tradhëti e shërbim ndaj Serbisë? E kuptoj impulsin për t’ia kthyer VV-së “borxhin” me të njëjtat mjete dhe të njëjtën gjuhë që ajo e përdorte në opozitë, por kështu nuk i shërbehet interesit publik, e as interesit të opozitës për t’u rikthyer në pushtet. Hulumtimet për korrupsion janë shumë OK, satira dhe çmitizimi i patriotizmit popullist janë shumë OK… por besoj se ky moçali i ndarjes në “patriotë dhe tradhëtarë” është një helm të cilin e konsumojnë veç nja 25% të votuesve ndërsa 75% duan të dëgjojnë diçka të re”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme