Maliqi: BE-ja mund të jetë një tigër prej letre, por s'ka ironi më të madhe se këtë kritikë t’ia drejtojë një qeveri macesh
Politologu Agon Maliqi ka shprehur një kritikë të ashpër ndaj qeverisë Kurti pas sulmeve të ministres Gërvalla ndaj Bashkimit Evropian e cila - në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut – ku të pranishëm ishin edhe emisarët Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak e quajti Bashkimin Evropian një “tigër prej letre” pa ShBA-në dhe NATO-n.
Megjithatë, Maliqi shprehet se ironia më e madhe vjen nga fakti që kjo kritikë vjen nga një qeveri që vepron si "mace dhe maçokë", duke pretenduar se ata sillen si tigra në kurriz të NATO-s.
Politologu vëren mungesën e vetëdijes së kësaj qeverie për imazhin e saj të dobët në perëndim, duke e shndërruar atë në një "parodi zbavitëse" për vëzhguesin mesatar të huaj, ndërsa brenda vendit konsiderohet si një "krinxh" dhe torturë e pafund për qytetarët e saj.