Mali i Zi pezullon një vendim për fëmijët kosovarë nën moshën 18 vjeçare që ia mësyjnë kufirit
Ministria e Punëvë të Jashtme ka njoftuar se Mali i Zi ka pezulluar vendimin për lejimin e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare që të kalojnë kufirin vetëm me çertifikatë të linjes.
Andaj tashmë të njejtit duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.
Njoftimi i plotë i MPJ-së:
“Njoftim për kalimin kufitar Kosovë-Mali i Zi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi.
Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.