Majlinda Kelmendi e Driton Kuka në Hagë, tregojnë çka biseduan me krerët e UÇK-së
Trajneri i xhudos, Driton Kuka e xhudistja kampione olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi kanë përfunduar vizitën në Hagë.
Ata janë takuar me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen të arrestuar nga Gjykata Speciale.
Kuka ka treguar se me Thaçin e të tjerët kanë biseduar për sfidat në sport dhe të kaluarën e Kosovës.
POSTIMI:
Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre.