Maduro thirrje qytetarëve të ngriten ‘kundër imperializmit amerikan’
Qeveria e Venezuelës ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen kundër sulmit të supozuar të SHBA-së, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë vendin nga presidenti Nicolás Maduro.
“E gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mundur këtë agresion imperialist,” thuhet në deklaratë.
Qeveria autoritare e Venezuelës ka akuzuar SHBA-në se rrezikon të zhytë Amerikën Latine në kaos përmes një akti “shumë të rëndë” të “agresionit imperialist”, pasi raportohet se Donald Trump urdhëroi sulme kundër këtij vendi të Amerikës së Jugut.
Shpërthime, zhurma të forta dhe fluturime të ulëta avionësh janë dëgjuar në kryeqytetin venezuelian, Karakas, në orët e hershme të së shtunës, mes raportimeve se Trump kishte urdhëruar sulmin. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se Karakasi ishte sulmuar, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua.