Madrileni Munishi mundohet ta kritikojë gjyqtarin në anglishte, por i del në pah mosnjohja e saj - NACIONALE

Madrileni Munishi mundohet ta kritikojë gjyqtarin në anglishte, por i del në pah mosnjohja e saj

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri i njohur i futbollit, Ismet Munishi, zhgënjimin me gjykimin e ndeshjes futbollistike mes Bayern Munchen-it dhe Real Madritit u mundua ta shprehte me pak fjalë dhe në gjuhën angleze.

Sidoqoftë, ai bëri një gabim elementar në këtë gjuhë, pasi shkroi gabimisht në numrin shumës një emër që do të duhej ta shkruante në numrin njëjës.

“Men of the match” – shkroi Munishi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke e publikuar fotografinë e gjyqtarit të ndeshjes, Slavko Vinçiq.

Nëse Munishi e lexon këtë tekst, i bëjmë me dije se është dashur ta shkruante “Man of the match”.

Lajme të ngjashme