Macron shpreson për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë: Nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë një diskutimi me studentët e Universitetit të Lozanës është pyetur edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Macron sipas raportimit të gazetës “24heures” është pyetur për situatën në Ballkan.
Macron për situatën në Kosovë ka thënë se “tensionet janë qetësuar paksa tani”.
Tutje, ai shpreson që Kosova dhe Serbia do të pranojnë planin për normalizmin e marrëdhënive mes dy vendeve.
Presidenti francez ka frikë nga konfliktet etno-fetare që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.
“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë.” – ka thënë nder të tjera ai.
