Macron dënon aneksimin e paligjshëm të rajoneve të Ukrainës nga Rusia
Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi lëvizjen "ilegale" të Rusisë për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, duke e përshkruar aktin si një "shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të Ukrainës".
Përmes një postimi në Twitter, presidenti francez tha se:
“Franca e kundërshton këtë dhe do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës për t’u përballur me agresionin rus dhe për të lejuar Ukrainën të rimarrë sovranitetin e saj të plotë mbi të gjithë territorin e saj”.
Njoftimi i aneksimit nga presidenti rus Vladimir Putin ka ngjallur qortime të ashpra nga liderë të shumtë perëndimorë, me ShBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar që shpallën sanksione të reja ndaj Rusisë.
