“Ma i tmerrshmi pas luftës”, Zogiani: Dardan Gashi ka qenë autor i një raporti të OSBE-së mbi UÇK-në
Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, i ka reaguar analistit Dardan Gashi, i cili mbrëmë në emisionin “Debat Plus” i ka thënë deputetit të VV-së, Enver Haliti, se duhet të skuqet që për ministre të jashtme kanë Donika Gërvallen.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se pas luftës Dardan Gashi ka qenë autori i një raport të OSBE-së mbi UÇK-në.
Ai ka bërë me dije se ky raport është më i tmerrshmi që është bërë gjatë luftës.
“Skuquni thote Dardan Gashi! Dardani ka qene autor i nje raporti te OSBE mbi UÇK, ma i tmerrshmi qe eshte bere pas lufte! Madje ne ambientet e gazetareve thuhej qe kur ky eshte bere minister pat thene "une kisha frike qe po m'vrajne, keta m'bene minister". Sot ky i thote dikujte te skuqet! Keta vertete mendojne qe mund ta editojne historine!”, ka shkruar Zogini në profilin e tij në “Facebook”.