LVV shpall zgjedhjet e brendshme për pozicionet drejtuese
Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, ka hapur garën për pozicione drejtuese në organizatë.
LVV ka treguar se pas përfundimit të zgjedhjeve në pika, tashmë është hapur mundësia e kandidimit për nivelin e dytë dhe të tretë organizativ të partisë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
“Pas përfundimit të procesit zgjedhor në nivelin e parë organizativ, në Pika, ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të shtrira në lagje e fshatra, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot, shpallë zgjedhjet e brendshme për nivelin e dytë dhe të tretë organizativ”, thuhet në kumtesë.
Ata kanë treguar edhe kohën kur mund të paraqiten këto kandidatura.
“Komisioni Zgjedhor i Ad-hoc i Qendrës (KZAQ) njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra … të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionet e lartëcekura, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga sot, 15 gusht deri më 23 gusht 2022”, vazhdon kumtesa.
