Lutfi Haziri shkruan 230 fjalë për situatën në LDK, nuk dihet cili është mesazhi
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar saktësisht 230 fjalë në lidhje me situatën në LDK. Ai në shkrim përmend kryetarin Abdixhiku, njerëz që po dalin me analiza, si dhe tre tre kolegë të LDK-së, që shkaktuan proces. Në shkrim ai gjithashtu flet për besimtarë e funksionarë, por që nuk dihet cili është mesazhi i tij.
Lexojeni vet, të nderuar lexues:
Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij.
Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së!
Bajagi ia kemi pa sherrin pozicionimeve, duke harru kënd e kemi familje politike, kush janë rivalët politikë dhe pse çdo herë na përsëritet situata e njëjtë! Tri degë dhe tre kolegë tanë shkaktuan proces. 1/3 e delegatëve u ftuan me u deklaru me nënshkrime për këtë kërkesë. Atëherë, çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve.
Funksionarët edhe mund të pajtohen, por jo besimtarët në sjelljen e funksionarëve. Koha e ka dëshmu. Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime.
LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat.
Përkitazi me këtë, e kam një porosi të madhe të babës tim hero: “Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.”