Lutfi Haziri: Nga sot, Republika në dorë të presidentes - NACIONALE

Lutfi Haziri: Nga sot, Republika në dorë të presidentes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Haziri në një shkrim në Facebook, ka thënë se nga sot “Republika është në dorë të presidentes”.

“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar!” – ka shkruar ai.

Theksojmë se Osmani në kërkesën e saj ndaj Kushtetueses, mes tjerash ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme