Lushtaku rrëfen: Adem Jashari e ka dashtë një film për Çerçiz Topullin
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushataku ka rrefyer për FrontOnline moment të rralla të bisedave me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Lushtaku ka thënë se ka pas fatin që ditëlindjen e heroit Adem Jashari ta festojnë bashkë.
“Kam pasë fatin të jem bashkëluftëtar i Adem Jasharit. Është një fakt që 28 Nëntorin e kemi festuar gjithmonë bashkë dhe mënyrë të veçantë, edhe për shkak të Ditës së Flamurit edhe për shkak të ditëlindjes së komandantit”, ka theksuar ai.
Lushtaku ka treguar se komandanti Adem Jashari, ka dashur një film për Çerçiz Topullin.
“Kam shumë kujtime me të. Adem Jashari e ka dashtë një film për Çerçiz Topullin. Më kujtohet edhe pamjen (fizike) gati e pat bë si të njëjtë. Kur ishim bashkë thojke hajde t`ia kthejmë namin Kosovës si Çerçiz Topulli. Kemi bo hajgare, kemi këndu,” - ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se Adem Jashari do të ishte krenar për Kosovën e sotme.
“Lutja ime është që ta duan Kosovën shumë. Kosova është atdheu i tyre”, ishte lutja e Lushtakut.
