Dita e Flamurit: Fillojnë aktivitetet e homazhet në Kosovë - NACIONALE

Dita e Flamurit: Fillojnë aktivitetet e homazhet në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

28 Nëntori në Kosovë shënon një nga data me të rëndësishme në vend. Përveç shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot fesohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit si dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë.

Me rastin e 28 Nëntorit, në Kosovë do të zhvillohen disa aktivitete të cilat janë paraparë në agjendën shtetërore.

Sipas kësaj agjenden në orën 09:00, bëhen homazhe pranë shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Pastaj me fillim nga ora 10:00, do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kompleksin përkujtimor në Prekaz.

Nga ora 12:00 deri në 14:00, do të këtë parakalim të FSK-së në Prishtinë.

Sipas kësaj agjende, në orën 19:00, do ketë edhe një pritje nga kryeministri i Kosoës, Albin Kurti.

“Ai është i gjallë”

Tashmë veçse kanë filluar aktivitetet në shënimin e kësaj ditë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 28 nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, ka vizituar kompleksin memorial në Prekaz.

Osmani është përulur para varrit dhe familjarëve të heroit të Kosovës, Adem Jashari.

Osmani ka thënë se “Adem Jashari është hero i dinjitetit tone dhe ai është i gjallë”.

I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë. Ai hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t'u kujtuar veçanërisht më 28 nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë dhe tri data historike. Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë! Ai është i gjallë!”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bashkë me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla kanë bërë homazhe homazhe te busti i komandantit legjendar, Adem Jashari në Tiranë.

Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari. Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu edhe Ministrat e Qeverisë Kurti dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe tek shtatorja e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Lajme të ngjashme