Lushtaku përkujton “Sandokanin”: Ishte njëri ndër themeluesit e UÇK-së
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonen Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, e ka përkujtuar ish-eprorin e UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.
Në 26 vjetorin e rënies, Lushtaku ka shkruar se Rexha ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ai ka shkruar se Sandokani ishte trim i rrallë, organizator dhe strateg i madh.
“Në 26 vjetorin e rënies, me nderin dhe krenarinë më të madhe kujtojmë bashkëluftëtarin Abedin Rexha - Sandokani. Abedini ishte njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trim i rrallë, organizator dhe strateg i madh, virtyte për të cilat u emërua Komandant i Brigadës 112 "Arben Haliti" deri sa u vra tragjikisht me 8 tetor 1998. Kontributi i Abedinit për krijimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe do të kujtohet gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së Abedin Rexhës - Sandokanit!”, ka shkruar Lushtaku.