Lushtaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit: Nuk e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Kurti - NACIONALE

Lushtaku me kritika të ashpra ndaj Kurtit: Nuk e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar ashpër kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se është absurde mospërkrahja e Qeverisë për Skenderajn.

Lushtaku ka thënë se nuk e di kush është në pushtet, Jugosllavia apo Albin Kurti.

“Nuk e di kush është në pushtet, nuk e di a është Jugosllavia a është Albini, prandaj kësi lloje situatash kemi parë veç në ish-sistemin e Millosheviqit. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një komunë të këtë zero investim, prandaj Albinin e shoh gati njësojë si Milloshoviqin. Unë Albinin e shoh më shumë së sa rival politik, e diskriminon një komunë siç është komuna e Skenderajt, është vërtetë për keqardhje për kryeministrin që e drejton një vend”, ka thënë Lushtaku për EO.

Lajme të ngjashme