Nura e Lushtaku vizitojnë babain e Hashim Thaçit në natën e ndërrimit të motmoteve
Kreu i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura e nënkryetari Sami Lushtaku kanë vizituar Burojën në natën e ndërrimit të motmoteve.
Atje janë pritur nga kryefamiljari i familjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
S'do mend se mysafirët shfrytëzuan rastin për një fotografi me babain e ish-kreut të UÇK-së, me këtë të fundit që tash e dy vite po qëndron në Hagë.
Foton e përbashkët e publikuan zyrtarët komunalë përmes rrjeteve sociale, teksa e njëjta qarkulloi në të gjitha platformat.
Më poshtë edhe fotoja e plotë:

