Lushi për rastin në Shtërpcë: Mos ta paragjykojmë rastin, le të punojnë organet e drejtësisë
Veprimtari shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar në lidhje me rastin e plagosjes së dy personave në Shtërrpcë, aty ku i dyshuar kryesor është një ushtar i FSK-së.
Lushi, ka “denoncuar” histerinë siç e quan ai të disa individëve, që janë edhe persona publik, e që sipas tij po dëshmojnë kulturë primitive dhe paragjykuese.
Lushi ka thënë se organet e drejtësisë, respektivisht, policia, prokuroria e gjykata, duhet të merren me rastin, e ta zbulojnë të vërtetën e plotë.
Lushi shkrimin e tij e ka përfunduar me frazën: “Lini të punojnë”
Shkrimi i plotë i Lushit:
“Shteti ekziston që individët të mos luajnë policët, hetuesit, prokurorët apo gjykatësit. Disa individë shqiptarë (fatkeqësisht shpesh persona publik) me histerinë e tyre reaguese po dêshmojnë kulturë primitive dhe paragjykuese. Kësi zhurmash zulu e dêmtojnë shtetin dhe drejtësinë. Shoqëria dhe shteti këta persona duhet t’i qortojnë dhe kur reagimet e tyre histerike përhapin panik apo rrezikojnë hetimet dhe mirëvajtjen e proceseve gjyqësore duhet t’i burgosin.
Shteti ka me mijëra policê, hetuesë, prokurorê dhe gjykatës. Të gjithë marrin rroga. Lini të punojnë!” ka shkruar Lushi.