Lushi kritikon Maqedoninë e Veriut për pengimin e Osmanit: Lojë me zjarr
Uk Lushi, anëtar i lobit shqiptar në Amerikë dhe ish-ushtar i UÇK-së, ka reaguar pas incidentit të presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Maqedonisë së Veriut.
Lushi e ka quajtur këtë incident si sulm ndaj Osmanit.
Tutje, ai ka vlerësuar se këto sjellje të Maqedonisë së Veriut janë “lojë me zjarr”.
“Sulmi kundër Presidentes Osmani sot në Shkup është përgjegjësi dhe dështim i shtetit të Maqedonisë Veriore. Provokimet ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe jashtë saj janë lojë me zjarr e maqedonasve. Shteti i Maqedonisë Veriore duhet të kërkojë falje dhe të garantojë që kësi dështimesh të mos përseriten. Jam me Presidenten tonë!” – ka shkruar ai.