Lushi: Asociacioni nuk do të jetë asgjë në krahasim me statusin e Kishës Serbe - NACIONALE

Lushi: Asociacioni nuk do të jetë asgjë në krahasim me statusin e Kishës Serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka paralajmëruar se statusi i Kishës Ortodokse Serbe do të jetë më i rrezikshme se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka vlerësuar se plagët që pushtetarët po ia shkaktojnë Kosovës ka mundësi ta vrasin përgjithmonë Republikën e Kosovës.

“Ndonëse e stërkeqe Zajednica me Statutin monstër, të cilën udhëheqësi teveqel Albin Kurti na e solli, ajo nuk do të jetë asgjë në krahasim me sopatën e Kishës Serbe kur do të ngritet dhe prejë copa-copa trupin e rrëzbitur të Kosovës. Ka mundësi që plagët që po ja shkaktojmë Kosovës do ta vrasin atë përgjithmonë dhe goditjet kryesore per vdekje asaj ia dhamë ne-- SHQIPTARËT, në krye me liderët tanë teveqela. Nuk ka mallkim më të madh se haku i fëmijëve të sotëm dhe atyre që ende nuk kanë lindur. Dikur të gjithë do t'ja ndieni krismën!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme