Lushaku-Sadriu: Do mundohemi që të mos i takojnë tri pozita partisë qeverisëse
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se partia e saj do të angazhohet që partisë qeverisëse të mos i takojnë tri pozitat kryesore, me qëllim të ruajtjes së balancës politike.
Lushaku-Sadriu këto deklarata i bëri pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në kuadër të përgatitjeve për seancën konstituive të Kuvendit.
“Siç e kemi thënë, ne do të angazhohemi që partisë qeverisëse të mos i takojnë tri pozitat kryesore, me qëllim të ruajtjes së balancës politike. Kështu do të jetë angazhimi ynë. Varet krejt prej marrëveshjes politike pas negociatave”, tha Lushaku-Sadriu.