Luks edhe në funeral, Kurti rri në hotelin në Tokjo e ku nata kushton deri në 2000 euro - NACIONALE

Luks edhe në funeral, Kurti rri në hotelin në Tokjo e ku nata kushton deri në 2000 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Japoni.

Së bashku me vartësin e tij, Hekuran Murati, që është ministër i Financave, siç merr vesh Nacionale, po qëndrojnë në hotelin “Imperial Palace”.

Sipas vlerësimeve në Internet, ky hotel që është në qendër të Tokjos, është hotel luksoz.

uebfaqen e hotelit “Imperial Hotel”, një dhomë për dy persona për një natë kushton nga 369 euro deri në 2,003 euro për natë.

Tashmë Kurti ka filluar takimet e tij në Japoni, e së pari është parë të jetë takuar me kosovarët që jetojnë në Tokjo.

Qytetari me emrin Ilir Vokrri, ka postuar dy fotografi me Kurtin, duke shkruar se e takoi kryeministrin.'

“Me Kryeministrin tonë Albin Kurti dhe Ministrin Hekuran Murati, si të zënë qe jan patën kohë të na përshëndesin. I urojmë atyre gjitha te mirat ne rrugëtimin e gjate dhe vështirë që kanë.”, shkroi z.Vokrri.

Siç ka kuptuar Nacionale, Kurti do të qëndrojë dy ditë në Japoni.

Nacionale nuk e di nëse pagesat e udhëtimit, akomodimit e biletat paguhen nga Qeveria e Kosovës apo mbulohen nga ajo japoneze.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kurti qëndron në hotele luksoze gjatë udhëtimeve të tij.

Lajme të ngjashme