Lodhja në opozitë, vendimi i Hagës: Analisti tregon çka po e shtynë LDK-në drejt një marrëveshje me VV-në
Analisti Afrim Kasolli ka treguar pse LDK-ja po dëshiron të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje me VV-në.
Ai ka bërë me dije se ka shumë arsyeje që po shtyjnë LDK-në në këtë drejtim.
Në profilin e tij në Facebook, Kasolli ka shkruar se nder arsyet kryesore mund të jetë lodhja në opozitë dhe vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së.
“Ka shume arsye qe jane duke e shtyre këtë parti politike tashme komplet te pajtohet per bashkëqeverisje me Kurtin, si lodhja e saj ne opozite etj. Mirepo, kjo ngarendje e saj ne kete moment per kete skenar mbase eshte e lidhur me kalkulimin e përgjithshem te ketij subjekti politik me nje variabel tjeter, me zhvillimet qe mund te ndodhin ne Hage”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ne shtator eshte caktuar verdikti perfundimtar i trupit gjykues ndaj Hashim Thaçit dhe te tjereve. Dhe perfundimi eventual pozitiv i ketij procesi do te krijonte një dinamikë krejt tjeter politike. Ku me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin ne Kosove, LDK-ja do te gjendej perseri para nje sprove tjeter, ose t'i nenshtrohej PDK - per ta sfiduar Kurtin, ose anasjelltas te bashkohej perfundimisht me këtë te fundit kundër se pares. Dhe ne krye te ketij subjekti politik aktualisht janë ajo strukturë qe me shume e pelqejne skenarin e fundit. Prandaj, dhe duket qe nuk deshirojnë te humbin me shume kohë”, ka shkruar ai.