Lladrovci konfirmon se ka drekuar sot me Albulena Haxhiun, thotë se u takua për çështje personale - NACIONALE

Lladrovci konfirmon se ka drekuar sot me Albulena Haxhiun, thotë se u takua për çështje personale

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një proncim për Vox Kosova, ka konfirmuar se sot ka drekuar me nënkryetarën e Kuvendit nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ai tha se drekoi me të në Fushticë, dhe se ishte drekë krejt për çështje perosnale.

Po, sot kam drekuar me znj. Haxhiu, në “Blinajë”, në Fushticë, dhe ishte drekë e lidhur me çështje krejt personale. Besoj e dini se gjyshin e saj, Bacën Ahmet e kam pasur mik dhe njeri shumë të besueshëm gjatë kohës së ilegales, prandaj, është çështje personale”, tha Lladrovci për VOX Kosova

Lajme të ngjashme