Lirimi i të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokurori i Shtetit i kërkon raport Prokurorisë së Pejës
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar sqarime nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.
Pasi gjykata ka shpallur të pafajshëm tre të dyshuarit këtë javë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë në Pejë për këtë rast.
“Në bazë të kompetencave të tij ligjore, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorisë Themelore në Pejë për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, pasi që Gjykata Themelore në Pejë, më datë 24 gusht 2026, ka marrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast”, është thënë në komunikatën për media të Prokurorit të Shtetit.