Lirimi i ish-policit, MPJD: Akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kanë qenë të motivuara politikisht - NACIONALE

Lirimi i ish-policit, MPJD: Akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kanë qenë të motivuara politikisht

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar lirimin nga burgu të ish-policit Arbnor Spahiu, i cili nga autoritetet gjyqësore të Serbisë ishte mbajtur në paraburgim për disa muaj.

Përmes një njoftimi për media, MPJD ka vlerësuar vazhdimisht kanë ndjekur nga afër rastin në fjalë.

“Që nga dita e parë e arrestimit të tij, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës së bashku me institucionet tjera gjegjëse, kanë ndjekur nga afër rastin dhe kanë ofruar mbështetjen e nevojshme, duke insistuar vazhdimisht që ndaj tij të respektohen të drejtat themelore të njeriut dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë. MPJD rithekson se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë kundër z. Spahiu kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë”, është thënë në njoftim.

Sipas MPJD-së, kjo praktikë e institucioneve të Serbisë duhet të marrë fund.

“Lirimi i z. Spahiu konfirmon qartazi se pretendimet e Serbisë lidhur me rastin në fjalë nuk kanë qëndruar dhe se përdorimi i sistemit të drejtësisë për presion politik ndaj qytetarëve tanë është praktikë që duhet të marrë fund. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës falënderon të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë kontribuar në trajtimin e drejtë të këtij rasti dhe mbetet e përkushtuar që të mbrojë çdo qytetar të Republikës së Kosovës kudo që gjendet”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme