Lirim Mehmetaj: Burri i Fitore Pacollit i merr 52 mijë euro nga Hajrulla Çeku
Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi se pas vëllaut dhe dajës të Fitore Pacollit, edhe burri i saj ka përfituar 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku.
“Shteti ia ndan mbi 52 mijë euro burrit të Fitore Pacollit... Pas dajës 100 mijë e vëllait 100 mijë të tjera, edhe burri i Fitore Pacollit i kish kap 52 mijë euro. Paramendojeni, Ministria e Kulturës ia kish nda paret, përkundër se OJQ-ja e tij ish shpall fillimisht organizatë e papërgjegjshme.
Për ma tepër, e njëjta OJQ ish e regjistrume edhe si biznes. Veç një deputete e VV-së i gllabëroi 250 mijë euro. E këto po i dimë. Sa të tjera s’i dimë hiç. Nëse deputetja i kap tana qeto, paramendoje ministrat?? Shteti është blloku, e veç parja po lëviz, nga buxheti i popullit te xhepi i pushtetit”, shkroi Mehmetaj.