Limaj nga Klina: NISMA do të vazhdojë shtrirjen e saj dhe shpalosjen e vizionit për një Kosovë fituese
Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka njoftuar se është takuar me shtabin zgjedhor në Klinë.
Nga aty Limaj, ka thënë se NISMA në Klinë do të vazhdojë shtrirjen e saj dhe shpalosjen e vizionit për një Kosovë fituese.
“Sot u takuam me shtabin zgjedhor të NISMA-së në Klinë! Të bashkuar më shumë se kurrë, NISMA në Klinë do të vazhdojë shtrirjen e saj dhe shpalosjen e vizionit tonë për një Kosovë fituese.” – thuhet në njoftim.
“NISMA në Klinë është e gatshme për procesin zgjedhor më 9 shkurt, andaj takimet si ky shërbejnë për angazhim dhe mobilizim rreth personave që kanë veçVEPRA.” – ka shkruar Limaj.