Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Kurtin
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në largim, Albin Kurti.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kushtetuesja e ka bërë të qartë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është proces që kërkon marrëveshje politike.
“Kjo është ajo që ata presin dhe kjo është ajo që ata meritojnë!
Prandaj, nesër do të jem në tryezën e thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, me po të njëjtin qëndrim që kam pasur që nga dita e parë: Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo për teatër politik. Për lidership, jo për kalkulime.
Rruga që ne e propozuam, sot po bëhet e pashmangshme.
Nga qëndrimi i drejtë, tek zgjidhja që po pranohet.
Ne kemi qenë të gatshëm për zgjidhje. Dhe kjo është ajo që do të ofrojmë përsëri” – ka thënë Limaj.