Ligji për Zyrtarët Publik: Kushtetuesja merr parasysh rekomandimet e Asociacionit të komunave - NACIONALE

Ligji për Zyrtarët Publik: Kushtetuesja merr parasysh rekomandimet e Asociacionit të komunave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e ka miratuar në parim Ligjin për Zyrtarët Publik. Megjithatë, ka kërkuar ndryshimin e disa neneve.

Në mesin e tyre, pjesa më e madhe po del se janë rekomandimet edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur AKK-ja në një postim në facebook.

Postimi:

GJYKATA KUSHTETUES MERR PARASYSH SHUMICËN E REKOMANDIMEVE TË ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE TË KOSOVËS

Pas vendimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Zyrtarëve Publik, vërehet se aty janë të inkorporuara edhe shumica e rekomandimeve që pati dhënë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës lidhur me këtë Ligj.

Pra, rekomandimet kryesore të Asociacionit të Komunave i miraton edhe Gjykata Kushtetuese ngase siç ishin të paraqitura në Ligjin e Zyrtarëve Publik ishin kundër kushtetuese, kundër të drejtave të njeriut dhe ishin kunder marrëveshjeve ndërkombëtare që Republika e Kosovës është palë nënshkruese.

Vlen të potencohet që nenet 9, 46 dhe 98 janë vlerësuar pothuaj plotësisht sipas asaj që kanë rekomanduar Komunat e Kosovës.

Në anën tjetër nenet 62 dhe 63 në rekomandime tona nuk janë në vendim të aktgjykimit që do të thotë se as këto nuk kanë kaluar në Gjykatë.

Lajme të ngjashme