Lideri i Krimesë: Një person ka vdekur nga shpërthimet pranë bazës ushtarake ruse - NACIONALE

Lideri i Krimesë: Një person ka vdekur nga shpërthimet pranë bazës ushtarake ruse

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Udhëheqësi pro-rus i gadishullit ukrainas të aneksuar të Krimesë, Sergei Aksyonov, tha se një person u vra si pasojë e shpërthimeve në një bazë ajrore ushtarake ruse.

Autoritetet lokale njoftuan gjithashtu se nga shpërthimet janë plagosur pesë persona.

Shpërthimet bënë jehonë për gjysmë ore, e fundit ishte më e forta

Dëshmitarët i thanë Reuters se rreth orës 15:20 me orën lokale, të paktën 12 shpërthime ranë nga drejtimi i bazës ajrore Saki të ushtrisë ruse pranë Novofedorivka, në bregun perëndimor të Krimesë.

Shpërthimi i fundit, i cili ra rreth orës 15:50, ishte më i forti.

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se janë shpërthyer disa depo të municioneve të aviacionit, por nuk tha se çfarë i shkaktoi shpërthimet. Moska, ndryshe nga autoritetet pro-ruse në Krime, pretendon se askush nuk u lëndua nga shpërthimet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme