Lëvizja Vetëvendosje njofton për shkollën politike - me 8 gabime në 7 fjali - NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje njofton për shkollën politike - me 8 gabime në 7 fjali

3 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën njoftoi për mbajtjen e një “sesioni hapës për Nivelin teorik të Shkollës politike”. Sidoqoftë, në shkrimin e Vetëvendosjes në Facebook vërehen jo më pak se tetë gabime drejtshkrimore – në jo më shumë se shtatë fjali.

Në fjalinë e parë, përdoret në mënyrë të gabuar dhe pa nevojë presja - menjëherë pas kryefjalës, para kallëzuesit.

Në fjalinë e katërt, është shkruar gabimisht emri “dogmatikë” në rasën kallëzore. Në vend se të shkruhet “dogmatikën”, është shkruar “dogmatiken”.

Në po të njëjtën fjali, nuk është shkruar si duhet lidhëza “kurdo që”. Nuk mund të thuhet “kurdo ajo synon…”, por duhet të thuhet “kurdo që ajo synon…”.

I njëjti rresht: është shkruar gabimisht në mënyrën lidhore folja “zë”. Në vend se të shkruhet “të zërë” (veta e tretë e numrit njëjës), është shkruar “të zë”.

Është përdorur në mënyrë të gabuar presja pas ndajfoljes “ndërkaq”.

Në paragrafin e dytë, tri folje të ndryshme janë shkruar në mënyrë të gabuar në kohën e ardhme. Nuk thuhet “do zgjasë”, “do përmbajë” e “do kenë”, por “do të zgjasë”, "do të përmbajë" e “do të kenë”./Nacionale

Lajme të ngjashme