"Lëshime edhe më të rëndësishme ndaj Kosovës": Daçiq me paralajmërim për serbët rreth trysnisë evropiane në ardhje
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar se “deri në muajin mars” pritet që të ushtrohet presion i madh ndaj Serbisë në raport me Kosovën dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike; dhe kjo për shkak të “përmbylljes së disa punëve” para zgjedhjeve në nivelin e bashkësisë evropiane. Daçiq u shpreh se Serbisë do t’i kërkohet “të bëjë lëshime më të rëndësishme” ndaj Kosovës.
“Pra, mund të pritet që ky presion i palëve të ndryshme të përqendrohet në shkurt dhe mars, i cili do të synojë në radhë të parë që Serbia të bëjë lëshime më të rëndësishme për Kosovën, duke pasur parasysh se edhe presidentit Vuçiq thuhet se ne nuk pajtohem me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se Kosova nuk ka pavarësi”, ka thënë Daçiq.