Leposaviq: Një kosovar dhe një serb arrestohen, po tentonin të bënin kontrabandë me disa mallra
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq janë arrestuar dy persona.
Njëri është me shtetësi kosovare e tjetri serbe. Ata po dyshohet se po tentonin të bënin kontrabandë me disa mallra.
Njoftimi:
Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull kosovar dhe nje mashkull me shtetesi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.