Leposaviq: Në person raporton se iu dogjën dy vetura me targa të Serbisë
Një person nga Leshaku i Leposaviqit, ka raportuar se dy veturat e tij me targa të Serbisë janë djegur të shtunën mbrëma.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes është gjetur një shishe me benzinë me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave.
Policia nuk ka raportuar se ka të arrestuar teksa rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime.
