Drunj dhe gozhda: Policia jep detaje për vendosjen e pengesave afër pikës kufitare Bërnjakë - NACIONALE

Drunj dhe gozhda: Policia jep detaje për vendosjen e pengesave afër pikës kufitare Bërnjakë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare në Bërnjak janë vendosur disa pengesa në rrugë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, persona të panjohur kanë vendosur disa drunj dhe gozhoda për dëmtim të gomave të automjeteve.

Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat.” – thuhet në raport.

Raporti i plotë:

RREZIKIM I TRAFIKUT PUBLIK ME VEPRIME APO MJETE TË RREZIKSHME

Banje, Zubin Potok 25.03.2023, 20:07. Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme