Lekaj për Kurtin: S’e arrestuan Radojiçiqin, tash e shpallin si të rrezikshëm
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas paralajmërimeve nga Kryeminsitri Kurti dhe Ministri Sveçla, për sulme të reja nga Serbia.
Deputeti Lekaj në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti në vend që të merret me punë dhe projekte për zhvillim të shtetit, ai po merret me konferenca mediatike për të krijuar mjegull tek qytetarët.
“Kryeministri Kurti në vend që të merret me punë, projekte e zhvillim të shteti, ai merret me konferenca mediatike për të krijuar mjegull e huti tek qytetarët”, tha Lekaj për Gazeta Blic.
Tutje thotë se është fat i keq që Kosova është vazhdimisht e kërcënuar nga Serbia dhe që përballet më një shtet fqinj zullumqarë.
Deputeti Lekaj ka thënë se kjo Qeveri ka pasur mundësinë që ta arrestoj Radoiçin, por nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm.
“Kur jemi tek Radojçiq, mos të harrojmë që kjo Qeveri e kishte në menaxhim situatën në veri, i njejti ishte i rrethuar dhe kan pasur mundësi ta arrestojnë, gjë që nuk e kanë bërë dhe tani e shpallin si të rrezikshëm”, potencoi ai.