Lekaj i AAK-së paralajmëron protesta për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka paralajmëruar edhe protesta për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Lekaj për Ekonomia Online, ka thënë se as LDK-ja e as PDK-ja nuk e kanë përkrahur mocionin e AAK-së për rrëzimin e qeverisë.
“Sa i përket mocionit Aleanca e ka marr një vendim që të kemi një mocion për qeverinë e Kosovës mirëpo fatkeqësisht nuk është përkrahur nga dy subjektet politike PDK e LDK. Ne jemi munduar që të komunikojmë që të kemi një front përbashkët opozitarë por po shihet që ende nuk kemi bërë zgjidhje sa i përket frontit opozitar”.
“Mirëpo shpresoj që në ditët në vijim do të ulemi e do të bisedojmë edhe për mocion edhe për veprime të mëtutjeshme që do të jenë veprime politike, demokratike që për të qortuar Qeverinë e Kosovës. Nëse vazhdon kështu nëse do të kemi prapë ndëshkime edhe nga ShBA-ja atëherë nuk dihet se çka i ka mbetur këtij kryeministri përpos të shkojë në shtëpi.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se do të gjejnë edhe forma të tjera për rrëzimin e qeverisë, si protesta.
“Ajo që mund të them në realisht deri më tani nuk kemi deputet, numrat që për të rrezuar qeverinë, na mbetet që të koordinohemi, që të shkojmë si front opozitarë nëse duhet edhe me protesta që të ndalet kjo qeveri dhe që mos të izolohet vendi dhe të mos atakohemi nga këto ndëshkime qytetarët.” – ka thënë ai.
