LDK prezanton kandidaturat në Kaçanik dhe Han të Elezit, Abdixhiku: Për ne, nuk ka qytetarë të rëndësishëm dhe të parëndësishëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar sot kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Kaçanikut, Betim Shalën, si dhe listën prej 23 kandidatëve për Kuvend Komunal.
Ndërkohë, në Han të Elezit, LDK-ja prezantoi listën e saj me 14 kandidatë, të cilën e udhëheq znj. Kimete Kuka Hasallari.
Nga kjo parti u theksua rëndësia historike dhe simbolike e këtyre komunave, duke nënvizuar se LDK-ja është forca e vetme që e sheh Kosovën si një mozaik të përbashkët, ku çdo qytetar dhe çdo komunë kanë peshën dhe vlerën e tyre të barabartë.