LDK-ja hatërohet me AGK-në që ia përmendi 13 për qindëshin: AGK-së nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla - NACIONALE

LDK-ja hatërohet me AGK-në që ia përmendi 13 për qindëshin: AGK-së nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj reagimit të AGK-së, i cili ka dënuar gjuhen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiki, ndaj mediave.

LDK-së duhet se i ka mbetur hatri që AGK ia ka përmendur përqindjen e votave që kjo parti ka fituar në zgjedhjet e fundit.

Në reagim është thënë se AGK-ja ka përdorur gjuhë dhe referenca që i përkasin debatit politik, përfshirë edhe përqindjet elektorale.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i cili në vend që të trajtojë me seriozitet shqetësimin e ngritur për standardin profesional dhe përgjegjësinë publike në media, zgjedh të përdorë etiketime politike dhe të delegjitimojë një qëndrim të shprehur publikisht. Në një shoqëri demokratike, kritika dhe debati publik janë pjesë e pandashme e lirisë së shprehjes. Liria e medias dhe liria e shprehjes nuk përjashtojnë njëra-tjetrën; përkundrazi, ato bashkëjetojnë dhe forcojnë njëra-tjetrën. Është e papritur që një organizatë profesionale si AGK të përdorë gjuhë dhe referenca që i përkasin debatit politik, përfshirë edhe përqindjet elektorale. AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të bëjë vlerësime të tilla”, është thënë në reagimin e AGK-së.

Lajme të ngjashme