Latifi: Një rus dhe një çeçen i sjellin medalje Shqipërisë, ska kurfarë krenarie kombëtare këtu
Analisti politik e profesori Blerim Latifi, i njohur për qëndrimet e tij konservatore ka reaguar pasi Shqipëria dy medaljet që i siguroi në Lojërat Olimpike erdhën nga dy sportistë që morën pasaportë shqiptare, por që prejardhjen e kanë nga shtete të tjera.
Sipas Latifit, s’ka arsye për tu mburrrur.
E plotë:
Një rus dhe një çeçen i sjellin dy medalje olimpike Shqipërisë. S'ka kurfarë krenarie kombëtare këtu. Dhe entuziazmi i shfaqur në mediat e Tiranës është qesharak.