Latifi i kërkon homologut të tij austriak përkrahje për ta përmirësuar sistemin e shëndetësisë kosovare
Për të tretën ditë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po qëndron në Austri. Ai sot e ka takuar homologun e tij austriak Johsnnes Rauch.
E temë diskutimi ne mes të dy ministrave ishte situata me koronavirusin si dhe bashkëpunimi mes dy qeverive.
Ministri Latifi kërkoi nga homologu i tij austriak z. Rauch bashkëpunim dhe përkrahje për të përmirësuar sistemin shëndetësor të Kosovës.
Po ashtu, ministri Latifi, theks të veçantë i dha edhe bashkëpunimit në apektin e trajnimit të stafit mjekësor të Kosovës, si të mjekëve, infermierëve dhe teknikëve mjekësor si dhe shkëmbimit të ekspertëve shëndetësor, gjithashtu edhe në fushën e hulumtimeve shkencore.
“Kosova e ka popullsinë shumë të re në moshë, ndërsa mundësia e bashkëpunimit për trajime të stafit shëndetësor dhe hulumtime shkencore është i domosdoshëm, pasi që të rinjtë tanë kanë nevojë për mbështetje të tillë profesionale”, tha ministri Latifi.
Me që, Austria është vend mik i Kosovës, ministri Latifi shprehu besimin se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit të Austrisë nuk do të mungojë.
Ministri Latifi bisedoi me homologun e tij austriak edhe për shtatë shtyllat dhe për 14 Qendrat e Ekselencës, me të cilat synohet transformimi i shëndetësisë në Kosovë.
Ministri austriak i Shëndetësisë, z. Rauch falënderoi ministrin Latifi për vizitën, duke i premtuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për kërkesat që sistemi i shëndetësisë i ka në Kosovë. Ai tha se shkëmbimi i stafit mjekësor të Kosovës është i mirëseardhur, pikërisht në ato programe ku ka më së shumti nevojë./Nacionale/