Latifi: Adem Jashari që e kishte mposhtur frikën nga vdekja, ia prishi llogaritë Beogradit
Analisti Blerim Latifi, ka shkruar një status për Natën e Zjarrëve të Epopesë së UÇK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se me vrasjen e Adem Jasharit, Serbia synonte ta shuaj njëherë e përgjithmonë ëndrrën e shqiptarëve për liri.
“Duke e vra Adem Jasharin e familjen e tij, e duke e kthy në tokë të djegur truallin e saj, Serbia llogariste që ta shuaj njëherë e përgjithmonë ëndrrën tonë për liri. Metodë e njohur kjo e të gjithë tiranëve që nga fillet e historisë njerëzore”, ka shkruar Latifi.
Me tutje, profesori universitar shpjegon se pse llogaria e Beogradit doli krejtësisht gabim.
“Por llogaria e tiranit të Beogradit kësaj radhe doli krejtësisht gabim. Sepse aty, në Prekaz, tanimë ishte mposhtur frika nga vdekja, pra ishte hedhur hapi i parë drejt çlirimit. Ky hap mbante emrin e Adem Jasharit. Dhe aq i madh ishte ky hap, sa më nuk do të kishte kthim prapa. Me asnjë çmim”, ka shkruar ai.
