Lati nga OVL e UÇK-së i kënaqur: Osmani i kish pritë mirë veteranët, ua kish dhënë do fjalë të mira
Sot gjatë ditës, udhëheqësit e OVL të UÇK-së janë takuar me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth ligjit për pagën minimale, që u votua javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, e të cilin e kundërshtojnë veteranët e UÇK-së.
Emin Lati, kryetari i OVL – UÇK në komunën e Skenderajt, Emin Lati është shprehur se Osmani u ka dhënë fjalë të mira veteranëve në takim.
Sipas tij, ligjit për pagën minimale, është një mundësi që Osmani të tregoj veten.
“I kishin prit mirë, do fjalë të mira ua kishin dhënë. I mbetet Presidentes të vendosë për të mirën tonë. Iu kishin tregu edhe për ligjet, ku kanë bërë shkelje Parlamenti dhe Qeveria. I kishte premtuar se do t’i shikojë dhe do i realizoj gjërat në favorin tonë. Mbetet të shihet. Shpresojmë që Presidentja ka pak gjak shqiptari, e ka mundësinë të tregojë veten për qytetarët e këtij vendi, për të mirën e vendit tonë.” - deklaroi ai në RTV Dukagjini.