“Lamtumirë Lajçak”, Muharremi: Dialogu i menaxhuar nga Lajçak ka prodhuar terror në vend të paqes - NACIONALE

“Lamtumirë Lajçak”, Muharremi: Dialogu i menaxhuar nga Lajçak ka prodhuar terror në vend të paqes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuat punën e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se diplomati evropian nuk e ka kryer punën si duhet si ndërmjetësues.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar modeli dhe dialogu i menaxhuar nga Lajçak ka prodhuar terror në vend të paqes.

“Dështimet aktuale duhet të na shërbejnë si mësime për të ardhmën. Një mësim i sigurt është që modeli dhe dialogu i menaxhuar nga Lajçak ka prodhuar terror në vend të paqës. Andaj, në vend se të flas për të ardhmën e Kosovës dhe rajonit, Lajçak mirë është të gjejë një punë të re për vete dhe të mësoj nga eksperiencat e kaluara”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme