Lajmi i fundit: Raportohet për sulme të reja në Kiev - NACIONALE

Lajmi i fundit: Raportohet për sulme të reja në Kiev

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Guvernatori i rajonit të Kievit ka thënë se infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit janë goditur nga sulmet në kryeqytetin ukrainas.

Më herët, alarmi për sulme ajrore u lëshua në pjesë të ndryshme të Ukrainës në kohën e raportimeve për shpërthime në disa zona.

Në javët e fundit, Rusia i ka shtuar sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës pas pësimit të disa humbjeve në luftë.

Pak para raportimeve për shpërthime në Kiev, zyrtarët ukrainas thanë se pjesa jugore e vendit është ballafaquar me sulme të reja.

Guvernatori i rajonit Mykolaiv paralajmëroi se “shumë raketa” po vijnë nga jugu dhe nga lindja.

Në rajonin Zaporizhia, një foshnjë e porsalindur u vra, kur një raketë goditi një repart materniteti, thanë shërbimet emergjente.

Për këtë sulm është fajësuar Rusia, por ky shtet ende nuk i ka komentuar sulmet e raportuara të mërkurën.

Ndërkohë kryetari i qytetit Lviv, vendbanim në perëndim të Ukrainës, u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në strehimore.

Lajme të ngjashme