Lajmërohet “Srpska” pasi PZAP ia rrëzoi vendimin KQZ-së: Kemi respektuar të gjitha procedurat ligjore
Lista Serbe ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rrëzoi vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për të mos e certifikuar këtë parti në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista Serbe – që është parti degë ‘de facto’ e SNS-së së Aleksandar Vuçiqit – tha se “që nga fillimi i kemi respektuar të gjitha procedurat ligjore zgjedhore”.
Ata fajësuan Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se qëndron prapa moscertifikimit, për arsyen, sipas tyre, “favorizuese ndaj serbëve të tij të përzgjedhur”.