Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it: Flasin rreth zhvillimeve në terren dhe për tensionet e mundshme në veri të Kosovës - NACIONALE

Lajçak takohet me komandantin e KFOR-it: Flasin rreth zhvillimeve në terren dhe për tensionet e mundshme në veri të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuccia në Bruksel.

Në lidhje me takimin ka njoftuar emisari Lajçak në X, ku tha se me komandantin e KFOR-it kanë biseduar për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Tutje, diplomati evropian ka falënderuar Ristuccia-n, për rëndësinë që e ka KFOR-i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

Sot mirëpritëm në Bruksel komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ristuccia. Është e rëndësishme të shkëmbejmë informacione mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve në të ardhmen. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme