Kurti për konfiskimin e armëve në veri: Depoja në Zveçan përdorej për kontrabandë armësh në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti, në një postim në Twitter më herët gjatë ditës së sotme, e vlerësoi operacionin e Policisë së Kosovës ku u gjetën një sasi e madhe e armëve dhe municionit në veri të vendit, po hetohet nga Drejtoria për Krime të Rënda. Deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar.
Kurti, në postimin e tij në "X" tregoi se në depon e armëve në Deçan për të cilën ai ka thënë se "përdorej për kontrabandën e armëve në Kosovë për t'ua shpërndarë bandave të dhunshme", u gjetën armë të tipit si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë.
"Sot Policia e Kosovës, në prani të KFOR-it, bastisi një depo armësh në Zveçan që përdorej për kontrabandën e armëve në Kosovë për t'ua shpërndarë bandave të dhunshme. U konfiskuan armë të tipit ushtarak si pushkë automatike, granata dore dhe eksplozivë." - shkroi Kurti.
Another victory for RoL & Security: Today @Kosovo_Police, in the presence of @NATO_KFOR, raided an arms depot in Zveçan used to smuggle weapons into Kosova for distribution to violent gangs. Military-grade arms such as automatic rifles, hand grenades&explosives were confiscated. pic.twitter.com/EUNPICdfft
— Albin Kurti (@albinkurti) September 5, 2023