Lajçak flet me Vuçiqin për kthimin e serbëve në institucione dhe personat e zhdukur - NACIONALE

Lajçak flet me Vuçiqin për kthimin e serbëve në institucione dhe personat e zhdukur

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak konfirmoi takimin e sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" ai ka thënë se me Vuçiqin diskutuan normalizimin e marrëdhënieve.

Veç kësaj, siç bën të ditur diplomati sllovak, në takimin dypalësh është diskutuar edhe për personat e zhdukur, çështjet e energjisë dhe kthimin e serbëve në institucione.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Kujtojmë se Lajçak nesër pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të ngjashme